Telegrafi

BE: Apple hetohet për ikje nga taksat!

Komisioni Evropian po shqyrton nëse Apple me bazën e saj në Irlandë është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian për ndihmën shtetërore. Komisioni po heton gjithashtu praninë e Starbucks në Holandë, dhe Fiat-in rreth Financave dhe Tregtisë në Luksemburg.

Në lidhje me Apple, komisioni do të shqyrtojë vendimet individuale të lëshuara nga autoritetet irlandeze tatimore në llogaritjen e fitimit të tatueshëm të ndarë për degët irlandeze të Apple, përkatësisht degës së saj të bazuar në Irlandë.

Lajmi për Apple fillimisht u publikua të martën, ndërsa sot komisioni njoftoi zyrtarisht lidhur me një hetim zyrtar në Apple. /Telegrafi/