Telegrafi

BE: 30 miliardë euro për të shpëtuar Greqinë

Propozimi gjermano-francez, të cilin e aprovuan të gjithë anëtarët e eurogrupit, parashikon një pjesëmarrje të FMN-së në kreditë e mundshme për Greqinë e zhytur në borxhe përveç parave, që do të vinin në dispozicion vendet e BE-së. Deri para pak kohe Gjermania ndodhej e izoluar me kërkesën për pjesëmarrjen e FMN-së.

Greqia merr frymë e lehtësuar

Kryeministri grek Jorgos Papandreou u shpreh kështu:"Evropa ka bërë një hap të madh. Sot ne kemi marrë një vendim jo vetëm për Greqinë."

Edhe presidenti i ri i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, i cili drejtoi për herë të parë zyrtarisht një samit të BE-së, u shpreh i kënaqur në lidhje me kompromisin. “Plani ndryshe nga një fond evropian ndihme nuk cenon legjislacionin aktual të BE-së. Rëndësi në këtë moment ka një mesazhi i qartë politik nga Bruksel, tha Van Rompuy. Eurozona asnjëherë nuk do ta linte në baltë Greqinë”, tha ai.

As për Greqinë dhe as për vendet e tjera të eurozonës në vështirësi nuk është interesante hyrja në fuqi e planit të emergjencës. Kushtet, me të cilat do të lidheshin kreditë e mundshme janë të rrepta. Së pari të gjitha vendet e euros duhet të aprovojnë njëzëri, që një vend nuk mund të marrë më kapital të mjaftueshëm në tregun financiar.

Nëse FMN dhe vende të tjera evropiane do të jepnin para, përqindjet nuk janë të subvencionaura, pra para e shtrenjtë. Por ky mekanizëm duhet të përdoret vetëm në rast absolut emergjent dhe pas vendimit unanim të eurogrupit. Presidenti i Francës Sarkozi u shpreh: "Marrëveshja që kemi arritur është në radhë të parë e natyrës preventive. Synimi është natyrisht, të mos lejojmë që plani të ketë nevojë të zbatohet.