Telegrafi

BE 27 milionë euro për infrastrukturë

Komunat e reja të Graçanicës, Kllokotit dhe Ranillugut, si dhe Vitia dhe Kamenica do të kenë ndërtesa të reja moderne komunale si rezultat i programit në implementim e sipër për infrastrukturë ekonomike dhe sociale në komuna.

Në një numër komunash do të ndërtohen shkolla të reja dhe salla sportive, ndërsa në Zubin Potok do të ndërtohet një qendër e re shëndetësore. Në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës do të ndërtohet një urë me gjatësi 37 metra për përmirësimin e qasjes në fshatrat ku banojnë pakicat, ndërsa projekti në Kastriot do të mbulojë rehabilitimin e rrugëve lokale.

Këto projekte janë vazhdimësi e investimeve të Bashkimit Evropian për të sjellë Kosovën më afër standardeve evropiane në sektorin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët. /Telegrafi/