Telegrafi

BE, 20 milionë euro për linjën Serbi-Greqi

Për këtë shkak, Bashkimi Evropian ka bërë gati fondin 20 milionë euro për ndërtimin e linjës energjetike mes Serbisë dhe Greqisë. Projekti parashikon fuqizimin e kapacitetit për linjat e tensionit të lartë dhe shtrihet nga Leskovaci, Serbi, e deri në Greqi, ku parashikohet një depërtim përmes Shqiperisë.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Komisionit Evropian për Serbinë, Josep Lloveras, referuar agjencise “Beta”. “Ky rajon ka mundësi të mëdha zhvillimi, por i nevojitet një sistem elektrik i fuqishëm për bizneset e këtyre vendeve. Linja e re elektrike do të lidhë Leskovacin me disa zona të tjera të Serbisë, Shqipërisë dhe Greqisë”, deklaroi Lloveras.

Ndërkaq, ministri serb i Energjisë, Petar Skundric, shtoi se linja elektrike do të kontribuojë në afat të gjatë për stabilizimin e rajonit me energji elektrike.

Projekti i ri energjetik parashikon të fuqizojë së tepërmi rolin e Serbisë në rajon, ndërsa Shqipërisë i duhet të përfundojë sa me shpejt ndërtimin e linjave 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë, të nisura kohë me parë, por që ende nuk kanë përfunduar. /Telegrafi/tch/