Telegrafi

BE, 1.900.000 persona humbin vendet e punës

Sipas Eurostat në tremujorin e parë të vitit 2009 janë humbur rreth 1.916.000 vende pune, nga këto 1.220.000 vende pune janë humbur në zonën euro.

Të shprehura në përqindje vërehët se punësimi ka pësuar rënie në nivelin e 0.8 %. Ndër vendet që aplikojnë monedhën e përbashkët me të prekura rezultojnë Spanja me -6.4 %, Franca -0.7 % dhe Gjermania 0.1 %.

Në raportin e Eurostat vihet re rënie e thellë e punësimit në të gjitha vendet e Bashkimit Europian si dhe ndikimi që ka patur kriza ekonomike globale në punësim. /Telegrafi/tch/