Bashkimi Demokratik për Integrim pas qytetit të Ohrit aktivitetin në kuadër të fushatës për referendum e ka vazhduar në qytetin e Strugës ku u bë thirrje që me datë 30 shtator të dilet në mënyrë masovike dhe të votohet për Maqedoninë në NATO.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se vlerat nga marrëveshja e Prespës do të shihen kur do të vjelën frytet e saja edhe ato janë, paqja, stabiliteti, siguria dhe ardhmëria përcjell Telegrafi Maqedoni
“Andaj të gjithë duhet të vendosemi në rolin e misionarëve dhe të idealistëve të mëdhenj dhe të dalim e të propagandojmë, të kërkojmë përkrahjen e të gjithëve, ata që kanë ndonjë dilemë dhe hezitim se me 30 shtator të votohet për një të ardhme shumë më të sigurt por edhe 30 shtatori është i papërsëritshëm. Alternativ B nuk ka. Nëse dikush kërkon alternativ në Lindje, e ka të pamundur pasi do të has në barrikada të forta nga shumica dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë. Ne jemi të përcaktuar, mos flasim si shqiptarë pasi bashkë kemi punuar nën moton e Rilindjes Kombëtare ‘Dielli për shqiptarët lind në perëndim’. Kjo është moto për shqiptarët por le të shërbej për të gjithë qytetarët pasi në perëndim lind ardhmëria. Me 30 shtator vendoset për të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndaj të pranishmëve foli edhe shefi i Shtabi qendror të BDI-së, Atila Rexhepi, si dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko./Telegrafi/