Në ueb faqen e BDI-së thuhet se Ali Ahmeti ka tërhequr ministrat e tyre nga qeveria dhe se BDI nuk është pjesë e qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë.
Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njohton opinion e gjërë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim.” thuhet në komunikatën e shkruar nga BDI./Telegrafi/