Site icon Telegrafi

BDI: Taravari pa guxim të kërkojë falje për gënjeshtrën e tij

Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se “edhe tre ditë pasi e tha gënjeshtrën e madhe në media, as Arben Taravari e as e partia e tij, fraksioni i PDSH-së së Menduh Thaçit, Lëvizja për Reforma në PDSH, dhe pasi u përgënjeshtrua shpejt nga Tirana dhe Prishtina, nuk gjen guximin dhe burrërinë t’i kërkoje falje qytetarëve, Kosovës, Shqipërisë”.

Sipas BDI-së, vetëm një deklaratë e ish-bashkëpunëtorëve të Menduh Thaçit nxori në sipërfaqe gjithë mashtrimin që ata e përfaqësojnë bashkë me paditurinë dhe joseriozitetin e tyre.

“Taravari dhe ish partiakët e Menduh Thaçit që u fraksionuan nga PDSH, nga droja e pësimit të humbjes së pestë me radhë si fraksion ose të shtatëmbëdhjetë si humbës të përjetshëm që nga viti 2002, kërkojnë ndihmë dhe shpëtim duke trokitur në të gjitha dyert e mundshme, edhe ato imagjinare, sepse s’kanë guxim të ballafaqohen drejtpërdrejt”, shprehen nga BDI.

“Lëvizja për reforma në PDSH në rast se nuk distancohet dhe të dënojë gënjeshtrën, mashtrimin dhe paditurinë e funksionarit të tyre Arben Taravari, atëherë është bashkëautore e nxitjes së përçarjeve midis qytetarëve dhe e bën këtë shpifje që ti shërbejë partnerit të tyre ideologjik dhe të koalicionit si shkas, ngjashëm si me platformën e ashtuquajtur tiranase”, thuhet në fund të njoftimit.

Exit mobile version