Me procedurë të përshpejtuar BDI do të propozojë ndryshim të ligjit për falje. Me këtë i krijohet mundësi juridike presidentit Gjorgje Ivanov që të tërheq vendimin për falje, transmeton portali TetovaSot.
Dje, BDI nëpërmjet Talat Xhaferit ka propozuar që të hiqet vendimi për zgjedhje më 5 qershor. Këtë propozim e pranoi Gjykata Kushtetuese. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski duke e respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e thirri seancë 101 të Parlamentit të Maqedonisë dhe pas kësaj deputetët me 96 vota ”Për” vendosën që të anulojnë zgjedhjet e 5 qershorit./Telegrafi/