Telegrafi

BDI shpall listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash

Kryesia qendrore e BDI-së në mbledhjen e sotme të mbajtur në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, i konfirmoi kandidatët e saj për kryetarë komunash në komunat ku ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjedhjet e 15 tetorit janë shumë të rëndësishme sepse qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët më pas duhet të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre të përditshme.”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Zëshënësi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi i kumtoi emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga rradhët e tyre: në Likovë – Erhan Arifi, në Haraçinë – Isuf Bislimi, në Çair – Visar Ganiu, Shuto Orizarë – Xhelal Çajani, Studeniçan – Femi Jonuzi, Saraj – Blerim Bexheti, Zhelinë – Fatmir Izairi, Tearcë – Isen Asani, Tetovë – Teuta Arifi, Bogovinë – Berzat Bejtullahu, Vrapçisht – Gajur Rushiti, Gostivar – Nevzat Bejta, Dibër – Ruzhdi Lata, Kërçovë – Fatmir Dehari, Pllasnicë – Ismail Jaovski, Dollnen – Xhemail Qamili dhe në komunën e Strugës do të garojë Ramiz Merko.

Për komunën e Bërvenicës, BDI nuk do të garojë me kandidat nga rradhët e saj, por do të mbështesë kryetarin aktual, kandidatin e pavarur, Enver Pajaziti. Për komunat Manastir, Ohër dhe Gazi Babë, BDI do të marrë pjesë me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal me partitë tjera shqiptare./Telegrafi/