Site icon Telegrafi

BDI: Sekretariati sapo u avancua në ministri

Nëpërmjet një njoftimi nga partia shqiptare në pushtet BDI thuhet se “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, themeloi ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve midis komuniteteve që do ta zëvendësoj Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”.

Sipas Bashkimit Demokratik për Integrim kjo ministri ishte pjesë e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot avancuam Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve duke realizuar edhe një pikë të madhe nga programi jonë dhe premtim parazgjedhor si dhe nga deklarata e përbashkët”, thotë deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi.

Lexo po ashtu Me shumicë votash Kuvendi miratoi ligjin për formimin e ministrisë së re në Maqedoni

Përndryshe, sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 93-të me dy të tretat e votave miratoi Ligjin për qeveri dhe Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të drejtorive shtetërore, me të cilat hapet rruga për formimin e ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive./Telegrafi/

Exit mobile version