Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka përshëndetur marrëveshjen për kontestin me emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë.
E përshëndes marrëveshjen e shumë pritur e cila realizon ëndrrën tonë për integrimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”. Kemi punuar me përkushtim dhe me vetëdije të madhe që të vijmë te kjo ditë që të jemi në anën e duhur të historisë, thuhet në komunikatën e BDI-së. /Telegrafi/