Kryesia e Bashkimit Demoktarik për Integrim (BDI) sot ka vazhduar mbledhjen e kryesisë që filloi më 16 mars të vitit 2018, ku po diskutojnë rreth realizimit të programit të tyre partiak.
Nga BDI thonë se në fillim të mbledhjes, kryesia e partisë njëzëri ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji. Nga kjo parti thonë se ky veprim duhet të shërbejë si porosi e përgjegjësisë së lartë njerëzore dhe politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Veprim i Ministrit Saliu duhet të shërbej si porosi deri tek të gjithë bartësit e funksioneve publike, në veçanti përgjegjësit për sundimin e së drejtës. Kjo dorëheqje jehon porosinë që drejtësi selektive nuk guxon të ketë dhe të gjithë bartim përgjegjësi për besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të vendit. Kryesia e BDI-së falënderoi Ministrin Saliu për kontributin e dhënë në funksionin e Ministrit të Drejtësisë dhe vlerësoi se ky standard i lartë i përgjegjësisë individuale po vendos standarde të reja në politikbërje”, thonë nga BDI./Telegrafi/