Telegrafi

BDI për tragjedinë në Tetovë: Presim të ndërmerren të gjitha masat

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur ngushëllime dhe pret që të gjitha institucionet kompetente, të ndërmarrin veprime për zbulimin e shkaqeve, që çuan deri te zjarri që ua mori jetën 14 personave në Qendrën Kovid në Tetovë.

Agim Nuhiu nga BDI sot në konferencë për shtyp tha se presin që të ndërmerren të gjitha masat nga institucionet kompetente.

Ai refuzoi të komentojë deklaratat e fundit nga krerët shtetëror dhe komunal si dhe të japë çfarë do komenti për rastin tragjik.

Ndryshe, si pasojë e zjarrit tragjik ku humbën jetën 14 persona, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, zëvendësi i tij Ilir Hasani dhe drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, ofruan dorëheqje./Telegrafi/