BDI nuk do të shkojë në zgjedhje nëse në proces nuk marrin pjesë të gjitha subjektet politike. Këtë e tha Bujar Osmani, në Programin 200, të Alsat M.
Ai iu përgjigj pyetjes direkte nëse BDI do merrte pjesë në një proces zgjedhor në të cilën LSDM nuk do merrte pjesë.
Osmani tha se partia e tij ka ofruar disa alternativa për zgjidhjen e krizës.
Bekim Fazliu i PDSH, gjithashtu pjesë e debatit të Programit 200, tha se për partinë e tij i rëndësishëm është procesi i rregullt zgjedhor se sa data e mbajtjes se tyre.
I pyetur direkt nëse përfaqësuesi i PDSH në KSHZ do të votojë kundër mbajtjes së zgjedhjeve, nuk dha pergjigje të prerë./Telegrafi/