Site icon Telegrafi

BDI nuk ka plan B, nëse zgjedhjet nuk mbahen më 5 qershor (Video)

Zëvendëskryeministri Arbër Ademi thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka të përpiluar një plan B, nëse zgjedhjet nuk do të mbahen në datën e paraparë më 5 qershor. Ky subjekt politik është deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke konsideruar që janë plotësuar kushtet bazë për mbajtjen e tyre. Por, Ademi lë të kuptohet se nuk do të mbahen më 5 qershor, BDI-ja nuk ka ndërtuar ndonjë qëndrim se si do të veprojë.

“BDI nuk ka plan B. Ne jemi të përkushtuar dhe të koncentruar maksimalisht që të implementohet marrëveshja politike. Kështu që, edhe në ditët në vijim do t’i koncentrojmë të gjitha kapacitetet tona në respektimin e asaj marrëveshjeje që është arritur nga katër liderët e parive më të mëdha parlamentare në vend”, u shpreh Arbër Ademi, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, njofton tv21.

Për të pasur zgjedhe demokratike, Ademi i referohet vënies në jetë të marrëveshjes së Përzhinës, por edhe implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, gjithashtu vlerëson se me zhvillimet e fundit, situata politike është përkeqësuar, sidomos me vendimin e, siç thotë Ademi: “të ashtuquajturit president i shtetit” për faljen e politikanëve të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve të kaluara dhe në aferën e përgjimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version