Telegrafi

BDI: Nuk ka pasur zënka në mbledhjen e fundit

Pas informacioneve për zënka në mbledhjen e kryesisë qendrore të BDI-së, ka reaguar partia e Ahmetit duke përgenjeshtruar lajmet që ata i quajnë spekulime të mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga BDI për Zhurnal tërësisht mohojnë zërat e disa mediave se në mbledhjen e sotme të BDI-s të ketë pasur zënkë.

“Përkundrazi, mbledhja ka kaluar në frymë shumë konstruktive ku janë shkëmbyer ide kreative në lidhje me pastrimin e listave zgjedhore dhe BDI ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta në funkcion të dëshmimit që asnjë votues shqiptar nuk është fiktiv”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Përplasje në mbledhjen e kryesisë së BDI-së