Kabineti i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, demanton shkrimet në portalet shqiptare për takim midis Ahmetit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
”Politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim janë transparente, prandaj, ju lutemi që të kërkoni qëndrim nga Kabineti i Kryetarit Ahmeti për të vërtetuar lajmet para se t’i botoni në mënyrë që serioziteti i mediumeve të apostrofuara mos të vihet në dyshim”, kumtojnë nga BDI
Nga BDI kërkojnë për korrektësi dhe informim të drejtë, ta tërhiqet lajmi i rremë./Telegrafi/