Site icon Telegrafi

BDI: Nuk jemi të njoftuar me nismën e LSDM-së për konvokim të seancës

“Nuk jemi të njoftuar me përmbajtjen e nismës së LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje”.

Kështu thonë nga BDI për Agjencinë Informative të Maqedonisë, në lidhje iniciativën e LSDM-së për mbledhjen e Kuvendit. Nga BDI thonë se të gjitha vendimet duhet të merren me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu LSDM me iniciativë për mbledhjen e Kuvendit, opozita maqedonase kundër

“Ne nuk jemi njoftuar me përmbajtjen e nismës të LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje. Lidhur me të gjitha çështjet sa i përket gjendjes aktuale e cila i prek të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë, do të ishte mirë të zgjidhen me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë. Në mënyrë konsensuale e shpërndamë Kuvendin gjithashtu në mënyrë konsensuale i kemi shtyrë zgjedhjet. Gjithsesi do ta shqyrtojmë nismën sapo të dorëzohet në Kuvend”, thonë nga BDI.

Ndryshe, sot deputetët e LSDM-së dhe PRSD-së filluan mbledhjen e nënshkrimeve për konvokim të seancës në Kuvend, në të cilën do të konfirmoheshin vendimet e presidentit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të dytë në gjithë territorin e vedit, për shkak të pandemisë së Covid-19./Telegrafi/

Exit mobile version