Kabineti i kryetarit të BDI-së, përmes një kumtese për mediumet e demanton ashpër spekulimin dhe trillimin e rëndë të portalit Libertas lidhur me takimin e djeshëm të Kryesisë qendrore të BDI-së në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi ka qenë në vegzën në vijim por më pas është larguar nga web-faqja.
(www.libertas.mk/zheshka-sednista-na-tsp-na-dui-mnozinstvoto-kontra-ahmeti-neziri-i-grubi)
Në kumtesë ceket se, Bekim Neziri nuk është anëtar i Kryesisë së BDI-së dhe as nuk ka qenë prezent në takim, përderisa deputeti Artan Grubi aspak nuk ka marrë fjalë në takimin e djeshëm, e aq më pak ka pasur polemikë të ashpër mes dy taborreve të trilluara dhe joekzistuese në BDI nga ana e portalit.
‘Lajme të rrejshme lidhur me qëndrimet e BDI-së janë dukuri e shpeshtë në disa portale të koordinuara në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe për këtë arsye u bëjmë thirrje mediumeve t’i përmbahen raportimit korrekt dhe të kërkojnë qëndrim nga ana e përfaqësuesve zyrtar të BDI-së lidhur me të gjitha dilemat e tyre.’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e BDI-së. /Telegrafi/