Site icon Telegrafi

BDI nga 10 shtatori do të fillojë me fushatën e referendumit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) prej 10 shtatorit do të fillojë fushatën e referendumit ku qytetarëve do t’ju sqarojë për sfidat e Maqedonisë dhe përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Më 10 shtator do të fillojmë me komunikim aktiv me qytetarët ku do t’ju sqarohet sfida para cilës ndodhet Maqedonia dhe ardhmëria e gjeneratave që vinë, si dhe ajo çka fitojmë si shpërblim nëse arrijme Maqedoninë ta bëjmë anëtare e aleancës më të madhe ushtarako-politike”, tha zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai informoi se BDI-ja për këtë qëllim tashmë ka formuar shtab qendror, dhe se do të ketë edhe shtave të degëve dhe bashkësive lokale./Telegrafi/

Exit mobile version