Nëse nuk ka marrëveshje midis OBRM-PDUKM(VMRO-DPMNE) dhe LSDM, për BDI më real është opsioni i kthimit të Qeverisë së Gruevskit dhe Ahmetit dhe mbajtjes së zgjedhjeve në vitin 2018, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Burime partiake nga Reçica e vogël për Dnevnik kanë thënë se nëse nuk mbahen zgjedhjet më 5 qershor, atëherë kjo do të thotë shlyerje definitive e Marrëveshjes së Përzhino.
Në situatë të tillë, thonë burimet e njëjta, në BDI janë të përgatitur të kthehen në qeverinë e OBRM-PDUKM me kusht të shpëtohet Prokuroria Speciale Publike dhe Komisioni shtetëror zgjedhor.
Nga BDI siç njofton Dnevnik, paralajmërojnë që gjatë kësaj jave do të dalin me qëndrim për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Në pajtim me afatet kohore të KShZ, partitë gjatë ditës së nesërme duhet ti paraqesin anëtarët e tyre në këshillat zgjedhor. Ky është dhe hapi i parë i cili në një farë mënyre mund të jep një lloj përgjigjeje ndaj pyetjes nëse partia do të merr pjesë në zgjedhje./Telegrafi/