Telegrafi

BDI: Mirëqenia ekonomike e shqiptarëve është objektivi kryesor për ne

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference ekonomike promovoi një ndër shtyllat kryesore, atë të zhvillimit dhe barazisë ekonomike dhe ndërlidhjen që ka kjo shtyllë me përbetimet që ka dhënë BDI-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatmir Besimi nga Sekretariati ekonomik i BDI-së me këtë rast tha se BDI do të përforcojë agjendën e prioriteteve, duke fuqizuar më tej objektivin për avancimin e gjendjes ekonomike.

Në Konferencën e BDI-së për ekonominë foli edhe Artan Grubi, bartës i njësisë zgjedhore numër 1, i cili tha se zotimet për barazi gjuhësore dhe përfitimet ekonomike do t’i kenë shqiptarët si mundësi më të lehtë për punësim dhe mirëqenie ekonomike.

Gjithashtu u drejtua edhe bartësi i njësisë 2 Ejup Alimi, i cili foli mbi vendosmërinë me konsensus dhe benefitet që do t’i ketë ekonomia e zonave shqiptare, sidomos nga rritja e të hyrave nga buxheti shtetëror./Telegrafi/