Këshilli i përgjithshëm drejtues i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të mblidhet sot në ora 17:30 në Reçicë të vogël, ku pritet që të diskutojnë për bisedimet me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi vjen pas një varg konsultimesh dhe takimesh me LSDM-në, ku kokë më kokë u ulën edhe Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti. Që të dy kanë deklaruar se ka përafrime qëndrimesh./Telegrafi/