Telegrafi

BDI: Mbetemi në qëndrimin që të formohet shumica e re parlamentare

BDI-ja përmes një kumtese njofton se si parti kyçe në përbërjen parlamentare, është e vendosur të krijohet shumica e re parlamentare e cila do ta zgjedh Talat Xhaferin si kryetar i Kuvendit. Nga BDI thonë se nuk do ta ndryshojnë këtë vendim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ky vendim, nuk është përcaktim individual i asnjë anëtari të BDI-së, por vendim kolektiv i gjithë partisë dhe realizim i vullnetit të shqiptarëve të shprehur në zgjedhje. Shumicë parlamentare në këtë përbërje pa BDI-në nuk mund të ketë dhe BDI mbetet themeli i frymës reformuese, integruese dhe të babarësisë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se ata nuk kanë alternativë të dytë ose opsion rezervë, por angazhohen për realizim të vullnetit të shumicës së re parlamentare, e cila sipas tyre, duhet të zgjedh Talat Xhaferin kryetar Kuvendi dhe më pas të formojë edhe qeverinë e re./Telegrafi/