Site icon Telegrafi

BDI mbështet kandidaturën e Hekuran Dukës për kryetar të komunës së Dibrës

 

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqimisht e mbështet vendimin e djeshëm unanim të degës së BDI-së në Dibër për kandidaturën e Hekuran Dukës për kryetar të komunës së Dibrës.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, me gjithë përfaqësuesit e saj të pushtetit qendror, ekzekutiv dhe legjislativë, si dhe në pushtetin vendor, do ta mbështesë vizionin e Dukës për kryetar të Dibrës “, thonë nga kjo parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dibri, sipas BDI-së ka vend të veçantë në BDI dhe thonë se janë të përkushtuar ndaj dibranëve t’u mundësojmë vazhdimësi, zhvillim dhe qëndrueshmëri.

Përndryshe, kundërkandidati i Dukës nga Aleanca për Shqiptarët do të jetë Arben Agolli, i mbështetur edhe nga Lëvizja Besa.

Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Dibrës organizohen për shkak se Ruzhdi Lata i cili e kishte fituar mandatin e tij të dytë për kryetar komune, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 65 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version