Telegrafi

BDI konsideron se Komisioni Anti-korrupsion dëshiron të jetë popullor

Bashkimi Demokratik për Integrim, partia nga ku vjen edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i bën ka vërejtje për Komisionin Anti-korrupsion duke thënë se duke hapur lëndë ndaj funksionarit të tyre po tenton të jetë popullor.

Nga BDI thonë se rasti për platformat në Matkë duhet të zbardhet dhe të ketë një përfundim juridike, por ky vendim të jetë vendim parimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Drejtësi po, por jo drejtësi selektive. Drejtësi po, por jo edhe drejtësi e nxitur nga politika ditore”, thonë nga BDI duke shtuar se se nuk duhet të ketë popullaritet të përfaqësuesve të institucioneve, por drejtësi në bazë të fakteve dhe dëshmive.

Nga Komisioni Anti-korrupsion i përgatisin dokumentet në të cilën do të ngritet aktpadia për Blerim Bexhetin te Prokuroria Themelore Publike. Prokuroria pasi ta marrë lëndën ka afat prej 30 ditësh të përgjigjet nëse do ta hetojë apo nuk do ta hetojë kreun e komunës së Sarajit.

Ai dje deklaroi se Komisioni Anti-korrupsion ndaj tij bën trysni politike. Bexheti kërkoi të ndërhyjë Kuvendi i cili zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Komisionit Anti-korrupsion dhe paralajmëroi se do t’i padisë për shkak se veprimet e tij në rastin ‘Matka’ janë ligjore./Telegrafi/