Televizioni Nova bën të ditur se përfaqësues të BDI-së dhe të PDSH-së kanë qenë të ftuara dje në një bisedë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi ka ardhur pas votimit të dështuar të djeshëm për propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për PSP-në dhe për Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve.
Përndryshe, në reagimin e djeshëm të ambasadës së SHBA-ve u tha:
“Ne i inkurajojmë të gjitha partitë të mbështesin obligimet e ndërmarra sipa Marrëveshjes së Përzhinos më 20 korrik, e cila duhet të sigurojë zgjedhje të besueshme, punë pa pengesa të Prokurorisë Speciale Publike, dhe vëzhguesit e pavarur të mediave. Vendosja e përgjegjësisë për përgjimet e paautorizuar dhe akuzat për shpërdorim të detyrës janë thelbësore për dalje nga kriza politike në të cilën është Maqedonia. Ne besojmë se kërkesat e PSP për mbështetje të hetimit të plotë dhe të pavarur janë të arsyeshme.”/Telegrafi/