Telegrafi

BDI-ja akoma pa vendim për tërheqjen e ministrave

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka vendosur ende nëse do t’i tërheq ministrat të cilët bëjnë pjesë në qeverinë OBRM-PDUKM-BDI. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Nevzat Bejta, një gjë të tillë e ka diskutuar Kryesia Qendrore, megjithatë dorëheqjet e ministrave nuk kanë se ku të dorëzohen, për shkak të mosfunksionimit të institucionit ligjvënës.

“Është diskutuar për dorëheqjet e ministrave të BDI-së, por meqenëse ministrat i zgjedh Kuvendi, ndërkaq Kuvendi nuk është duke funksionuar, ata nuk kanë se kujt të ja japin dorëheqjet dhe nuk ka kush t’i pranojë ato”, ka deklaruar për TV Shenja, Nevzat Bejta nënkryetar i BDI-së.

Ai shtoi se kryetarëve të komunave u kalon afati brenda pesë ditëve dhe se së bashku me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, në pajtueshmëri me ligjin, janë marrë vesh që të vazhdojnë mandatin deri më 14 maj, ndërkaq presin që të marrin përgjigje se si duhet të veprojnë pas kësaj date./Telegrafi/