Telegrafi

BDI fillon përgatitjet për zgjedhjet lokale

Dega e BDI-së në Gostivar, ditën e shtunë (dje) e ka caktuar si dita e javës ku dyert e selisë së kësaj partie kanë qenë të hapura për anëtarësimin e qytetarëve dhe për realizim të takimeve me strukturën dhe funksionarët partiakë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dita e shtunë u karakterizua me nismën për krijimin e grupit të punës për fillimin e parapërgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve lokale të muajt maj. Me këtë rast u vendos që në grupin e punës që i paraprinë formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, të përfshihet drejtuesit e Këshillave Vendore nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Gostivarit, me qëllim që të përfshihen të gjitha zonat dhe strukturat partiake në drejtim të sugjerimeve, propozimeve, vërejtjeve në përgatitje e programit zgjedhor 2017 – 2021 dhe me të cilin do të garohet në zgjedhjet e ardhëshme lokale”, theksojnë nga BDI.

Ata gjithashtu vendosën që të realizojnë edhe takime tjera më të shpeshta, që t’i ndajnë përgjegjësitë konkrete dhe të dalin më të suksesshëm në zgjedhjet lokale./Telegrafi/