Kuadrot e BDI-së në Agjencinë për komunikime elektronike, Drejtorinë e ujërave, “Postën e Maqedonisë”, Agjencinë për investime të huaja, Telekom, NP “Rrugët e Maqedonisë”, Inspektoratin e punës, ELEM Tours dhe Fondin për shëndetësi do të emërohen pas zgjedhjeve lokale.
Bujar Osmani nga BDI thotë se kuadrot e BDI-së do të emërohen pas zgjedhjeve lokale, pasi siç tha, nuk dëshirojnë të ndikojnë në procesin zgjedhorë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Një pjesë e institucioneve që duhet të udhëhiqen nga kuadro të BDI-së do të emërohen pas zgjedhjeve lokale, për shkak se nuk duam para zgjedhjeve të emërojmë persona në këto institucione që të mos ndikojmë në procesin parazgjedhor”, thotë Bujar Osmani.
Ai tha se gjatë periudhës së kaluar gjithë energjinë e kanë harxhuar në propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk kanë mundur të zgjedhin kuadro cilësor të cilët do të udhëheqin me institucionet që ju takojnë atyre.
Nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, thotë se emërimi më i madh në institucione ka përfunduar, ndërsa drejtoritë tjera do të bëhen me udhëheqës të rinj pas zgjedhjeve lokale./Telegrafi/