Telegrafi

BDI dhe Aleanca: Shqipja çështje e kryer, Lëvizja Besa thotë se po shpërfillet vullneti i shqiptarëve (Video)

Opozita shqiptare do të mirëpret këshillat e Komisionit të Venedikut në lidhje me gjuhën shqipe, por Afrim Gashi nga Lëvizja Besa tha se do të shpërfillet vullneti politik i shqiptarëve nëse ligji nuk vihet në kuvend brenda afatit të paraparë.

“Për këtë ligj tashmë ka paralajmërime se nuk do të vijë në Kuvend por se do të pritet prononcim të Komisioneve tjera ndërkombëtare. Ne do të mirëpresim çdo vlerësim të çdo Komisioni ndërkombëtar por duhet që sa më shpejt Kuvendi I RM-së ta votojë atë ligj. Nëse ligji nuk vihet në Kuvend ne do ta trajtojmë si shpërfillje e vullnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe luajtje me ndjenjat e tyre”, tha Gashi.

Por Vesel Memedi i RDK-së thotë se zyrtarizmi I gjuhës shqipe ka përfunduar dhe se kanë mbetur vetëm disa çështje teknike për të ardhur në rend të ditës në kuvend.

“Ju dhe opinion në tërësi duhet të jeni rehat se zyrtarizmi I gjuhës shqipe do të bëhet pavarësisht tentimit të Qeverisë për ta dërguar zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Komisionin e Venedikut, për shkak se ky komision nuk merret fare me këtë çështje dhe se ajo jep vetëm këshillë juridike dhe nuk imponon asgjë. Zyrtarizmi I gjuhës shqipe ka përfunduar është apsolvuar. Kanë mbetur çështjet teknike ku do të jenë pjesë përbërëse e rendit të ditës në Kuvendin e Maqedonisë”, theksoi Memedi.

Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili tha se këshillat e Komisionit të Vendikut do të ndihmojë që politikanët të mos kenë kundërshtime rreth amadamenti 5.

“Ligji për gjuhën shqipe është pjesë e programit qeveritar, ai do të jetë I përgatitur komfor amendamentit 5 të kushtetutës dhe unë pavarësisht prononcimeve tjera nuk shoh se do të ketë pengesë në prurjen e këtij ligji. Çështja e Komisionit të Venecias duhet t’i zbardhë disa detaje për të cilat konstitucionalistët duhet të japin vlerësime, sqarime me atë që ne politikanët mund të vijmë në kundërshti rreth sqarimit të amendamentit 5”, tha ai.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski i pyetur se a do të votojë partia e tij ligjin për gjuhën shqipe, tha se së pari duhet ta shohin propozimin.

“Nuk e kemi parë ashtu siç nuk I kemi parë disa pjesë të dokumenteve të planit 3-6-9. Duhet së pari t’i shohim punët. Puna është se të gjithë atë që e thonë se do të kenë bashkëpunim inkluziv me opozitën deri tani është jo e vërtetë. As nuk na ka pyetur dikush e as nuk na kanë dhënë informatë”, tha Dimovski.

Ndryshe i për planin 3-6-9, Dimovsk tha se nuk mund të kërkohet përkrahje, pasi sic tha askush nuk ka kërkuar konsultim nga ata.

Por, koordinatori I grupit parlamentar i LSDM-së Tomislav Tuntev, tha se plani 3-6-9 nuk është i panjohur për OBRM-PDUKM-në pasi ai është vazhdim i asaj që është dakorduar në marrëveshjen e Përzhinës .

“Nuk ka asgjë të re në panin 3-6-9 kështu që nëse janë të sinqertë ngaOBRM-PDUKM duhet menjëherë të pajtohen ta pranojnë dhe bashkërisht duke mos e bllokuar punën e këtij Kuvendi me të gjitha forcat të përkushtohemi që ti realizojmë reformat”, u shpreh Tuntev.

Çështja e gjuhës shqipe është pjesë e planit qeveritar 3-6-9 të cilin dje e prezantoi kryeministri, Zoran Zaev, ku u theksua se Komisioni i Venedikut prej tani e tutje do të merret me çështjen e gjuhës shqipe. /Telegrafi/