Telegrafi

BDI: Deri në fund të javës do të ketë bisedime për gjithë opsionet tona

Deri në fund të javës do të ketë bisedime për dhe me të gjithë opsionet e BDI-së. Kjo është deklarata që ka arritur nga Reçica e Vogël, njofton 24Vesti. Sipas tyre nga BDI nuk duan të shpjegojnë se çfarë do të thotë kjo konkretisht. Opsionet e BDI-së janë: koalicioni me Gruevskin, koalicioni me Zaevin, zgjedhje të reja, qeveri të zgjeruar teknike dhe BDI të qëndrojë në opozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se a po zhvillohen bisedime me Gruevskin dhe Zaevin, nga BDI janë përgjigjur shkurt se nuk po bisedojnë, por do të bisedojnë.

Këto ditë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar me abmasadorët e huaj në vend, ndërsa 24Vesti informon se tanimë ka pasur bisedime ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së./Telegrafi/