BDI përmes një kumtese demanton kronikën e sotme e cila u transmetua në Alsat-M, në të cilën apostrofohen deputetët e BDI-së se nuk janë sulmuar nga protestuesit dhe e vlerëson si kronikë tendencioze, nxitëse dhe tërësisht spekulative, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pa deputetët e BDI-së nuk mund të kishte kryetar të ri të Parlamentit dhe ata qëndruan në Kuvend deri në evakuimin e përbashkët nga ana e forcave policore ndërsa në ndërmjet kohë ndihmuan shumë deputet të tjerë të LSDM-së dhe ju zgjatën dorën edhe policëve nga të cilët shumica ishin shqiptar. Fushatatat e tilla të përpunuara dhe senzacionalizmi manipulativ tenton të krijon pasqyre të rreme të ndodhive në Kuvend, por Grupi parlamentar i BDI-së është i përcaktuar në një vijë me politikat partiake të udhëhequra nga Kryetari Ali Ahmeti për një shumicë të re parlamentare dhe qeveri reformuese andaj dhe nuk do të devijohet nga fushatat e tilla joprofesionale”, thuhet në regimin e BDI-së./Telegrafi/