Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të organizojë debat në sferën e politikës sociale, rini dhe sport, për programën e tyre për zgjedhjet e parakohshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky debat organizohet në kuadër të aktiviteteve që janë të parapara për përgatitjen e versionit përfundimtarë të Platformës 2020 për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016.
Debati do të mbahet në Panairin e Shkupit (salla diplomatike) me fillim në ora 14.00.
Nga BDI në këtë debat janë ftuar qytetar, ekspert dhe profesor nga këto lëmi./Telegrafi/