Telegrafi

BDI: Me çdo paraqitje të tij, Ivanov vetëm e dëmton Maqedoninë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se presidenti jo legjitim dhe një-partiak me çdo paraqitje apo veprim të tij vetëm e dëmton Maqedoninë dhe imazhin e saj para bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Meta, nga BDI shtojnë se pikërisht për këtë arsye ai duhet sa më parë ta zgjedh njërën nga dy opsionet që i ka në dispozicion: të ik ose të largohet!.

Në fjalimin e sotëm Ivanovi për krizën në vend e akuzoi opozitën, BDI, PSP, OJQ dhe të huajt.

„Deklarata e tij e fundit i vërteton argumentet tona se Ivanov i mbron vetëm interesat e partisë të cilës i takon dhe se nuk i përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve, e më së paku bashkësisë së dytë më të madhe, shqiptarëve. Lideri i BDI Ahmeti e ktheu Maqedoninë nga abisi dhe prandaj Ivanov, por edhe liderët e partive maqedonase duhet të jenë falënderues që nuk lejuam që vend ti bëhet peng i përplasjeve tyre të papjekura për pushtet” thonë nga partia.

Sipas BDI, me deklaratën e sotme Ivanov ka treguar se i mbron interesat vetëm të OBRM-PDUKM e jo të qytetarëve./Telegrafi/