Sekretari i ri përgjithshëm i BDI-së është Atila Rexhepi. Këtë vendim dje e ka marrë udhëheqësia e partisë.
Emërimi erdhi në seancën e Këshillit të partisë dhe Kuvendit Qendror.
Artan Grubi, është emëruar në postin e sekretarit organizativ të BDI-së, funksion që më herët e kishte mbajtur Hazbi Lika. Mungesa e tij në seancë ka ngritur zërat për prishje të marrëdhënieve të tij me udhëheqësinë e partisë./Telegrafi/