Site icon Telegrafi

BCC merr akreditim ndërkombëtar për certifikim dixhital

Këshilli i Konsulentëve të Kosovës (BCC) ka arritur akreditimin ndërkombëtar dhe bëhet organizata e dytë në botë për të ofruar trajnim dhe certifikim për konsulentët e transformimit dixhital. Ky akreditim është bërë nga Këshilli Ndërkombëtar i Instituteve të Konsulencës Menaxheriale (ICMCI).

Projekti ACCESS ka mbështetur BCC-në në zhvillimin e kapaciteteve organizative që nga viti 2019 në marrjen e këtij akreditimi të njohur ndërkombëtarisht. Një grup prej 28 konsulentëve dixhital janë trajnuar dhe certifikuar në vitit 2020 në tre fusha të transformimit dixhital: e-Commerce & rrjete sociale, siguri në TI dhe transformimi dixhital.

Ky mekanizëm do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të konsulencës në treg dhe do të rrisë nivelin e dixhitalizimit si dhe do të mundësojë rritje të tregjeve dhe konkurrencës së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme brenda dhe jashtë vendit.

BCC synon të jetë gjithëpërfshirëse duke trajnuar gratë për dixhitalizim dhe certifikim, veçanërisht gratë e reja për të konsideruar konsulencën dixhitale si një orientim në karrierë.

Ky mekanizëm i certifikimit të Shërbimeve të Zhvillimit të Biznesit është në përputhje me praktikat më të mira nga Austria. Akreditimi është përkrahur nga programi “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Dixhitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, zbatuar nga ECIKS, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Ky projekt zbaton një sërë intervenimesh lehtësuese, përballë kufizimeve sistemike të tregut të cilat pengojnë uljen e varfërisë në Kosovë. Intervenimet janë përshtatur për të nxitur ndryshime sistemike në sjelljet, aftësitë dhe marrëdhëniet e akterëve kyç të sistemit të tregut dhe për të sjellë përfitime për njerëzit që jetojnë në varfëri. /Telegrafi/

Exit mobile version