Zinedine Zidane është me fat pasi në stërvitjen e fundit ka pasur në dispozicion të tre sulmuesit.
Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale kanë punuar së bashku me grupin sikurse ka bërë edhe mbrojtësi i majtë Fabio Coentrao.
Në stërvitje ka qenë edhe James Rodriguez, që është kthyer nga detyrat ndërkombëtare me Kolumbinë.
I vetmi që nuk ka stërvitur me skuadrën është Isco, i cili ka bërë stërvitje i ndarë me pjesën tjetër të ekipit.
Zidane ka pothuajse të gjithë grupin gati për ndeshjen me Osasunan. /Telegrafi.