Site icon Telegrafi

BBC, shërbim kundër vuvuzelave

Një debat i gjerë është hapur mbi zhurmën e vuvuzelave që prej se filloi Kampionati Botëror. Me 545 ankesa të pranuara, BBC është duke shqyrtuar mundësinë që të ndalë atmosferën nga stadiumet dhe të lë vetëm zërin e komentatorit, si opsion i vetëm kundër vuvuzelave.

“Përdorimi i shërbimit të butonit të kuq është vetëm një nga mundësitë që jemi duke shqyrtuar. Një vendim do të merret më vonë gjatë javës”, tha një zëdhënës i BBC. /Telegrafi/

Exit mobile version