Site icon Telegrafi

BBC nuk e njeh boksierin kosovar (Foto/Video)

David Haye do të përballet me Arnold Gjergjaj më 21 maj në O2 Arena.

Britaniku 35-vjeçar ka mposhtur ditë më parë australianin Mark de Mori pas një mungese trevjeçare nga ringu i boksit.

Megjithëse kundërshtari, Hayes, Gjergjaj ka fituar të gjitha duelet, përkatësisht 29 sosh, por vetëm një nga ballafaqimet e deritanishme i ka zhvilluar jashtë Zvicrës, ku jeton 31-vjeçari, transmeton Telegrafi.

Por, mediat britanike kanë filluar raportimet me titullin se “Haye do të takohet me kosovarin e panjohur”.

LEXO MË SHUMË: Gjergjaj provokon Hayen (Foto)

Ndryshe, “Kobra” ka pohuar se “Padyshim se është ndeshja më e madhe në jetën time dhe është një mundësi që nuk do ta lëshoj.

Të luftoj në një arenë të madhe kundër një ish-kampioni të peshave të rënda do të jetë motivim për mua dhe kjo më jep mundësi që t’i tregoj aftësitë e mija të boksit”, ka thënë Gjergjaj. /Telegrafi/

Exit mobile version