Telegrafi

BBC me aplikacion për iPad dhe Android

Aplikacioni i BBC’së për Android tashmë është në dispozicion për shkarkim në Android dyqanin virtual të kësaj platforme, Android Market.

Me iPlayer për Android, përdoruesit e kanë mundësinë të shohin programin e BBC’së direkt, si dhe të dëgjojnë radio nga pajisjet e tyre Android.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që në këtë aplikacion mund të shihen deri në shtatë programe të cilat i shfaq ky rrjet televiziv.

BBC iPlayer është në dispozicion për shkarkim, dhe kjo mund të bëhet pa asnjë pagesë të vetme, ndërsa i njëjti punon për pajijset që bazohen në Android 2.2 dhe versionet tjera, më të reja të këtij sistemi operativ. / Telegrafi /