Telegrafi

BBC krijon aplikacion të iPlayer për Apple iPad

Ky shërbim mendohet të bëhet i aksesueshëm jo vetëm për përdoruesit në Britani, por për mbarë botën, kundrejt një pagese mujore prej 6.99 euro, ose 49.9 euro në vit. Fillimisht ai do të futet në 11 shtete evropiane, ndër të cilët edhe Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Irlanda, Hollanda, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.

Ndryshe nga shërbimi aktual, iPlayer do të lejojë shkarkimin e këtyre videove, si dhe do të lejojë aksesin në to edhe kur iPadi juaj është pa linjë (offline). Kohën se kur do të jetë i vlefshëm ky aplikacion i iPayer, për iPad-ët e Apple, do ta bëjë të ditur BBC, përmes një njoftimi të dytë. /Telegrafi/