Site icon Telegrafi

BBC dhe Le Monde raportojnë se vëllai i Isa Mustafës kishte kërkuar azil

BBC dhe Le Monde kanë raportuar për lajmin se vëllai i Kryeministrit Isa Mustafa kishte kërkuar azil në dy vende të BE-së.

BBC shkruan se vëllai i Kryeministrit me ermin Ragip ishte në mesin e refugjatëve tjerë kosovarë që ishin nisur për në vende te BE-së.

BBC ka cituar Kryeministrin i cili tha se vëllai i tij ishte nisur për në Gjermani në kërkim të shërbimit nga një sëmundje e rëndë, transmeton Express.

Në vitin 2015, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ishin ndër të parët për nga numri i kërkesave për azil në Gjermani.

“Mustafa e ka konfirmuar raportin e portalit hulumtues insajderi.com”, shkruan BBC.

LEXO PO ASHTU: Kur Mustafa takon Merkelin në Berlin, vëllai i tij me probleme shëndetësore priste përgjigjen për azil në Gjermani (Foto/Video)

LEXO PO ASHTU: Mustafa pranon: Vëllai im ka kërkuar azil për shërim, bashkë me nipa e mbesa

Edhe Le Monde e Francës shkruan se Isa Mustafa e ka konfirmuar se vëllai i tij ishte në mesin e refugjatëve kosovarë që kishin kërkuar azil në Gjermani, vitin e kaluar.

Sipas Le Monde, në dy vitet e kaluara, më shumë se 70 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Exit mobile version