Telegrafi

BBC apo MSN? Jo, tani shqiptarët tashmë kanë BBR

Jemi mësuar me emrat e grupeve të lojtarëve më të mirë në botë si BBC (Bale – Benzema – Cristiano Ronaldo), apo edhe MSN (Messi – Suarez – Neymar).

Këto janë treshet e lojtarëve më të mirë në botë për momentin, por tashmë edhe shqiptarë do të kenë treshen e tyre me një emër të ngjashëm.

Bëhet fjalë për trinomin Bekim Balaj – Bernard Berisha – Odise Roshi, që tashmë do të formojnë BBR te Terek Grozni.

Lexo po ashtu Berisha prezantohet te Terek Grozny (Foto)

Të tre lojtarët shqiptarë janë përshtatur mjaft mirë në futbollin rus dhe tashmë skuadra e tyre e re ka vendosur t’i personifikojë me këtë emër, transmeton sportal.al.

Ndoshta edhe kjo treshe mund të ketë një sukses të madh në Rusi, ashtu si këto dy treshet e tjera në kampionatet e tyre.