Jemi mësuar me emrat e grupeve të lojtarëve më të mirë në botë si BBC (Bale – Benzema – Cristiano Ronaldo), apo edhe MSN (Messi – Suarez – Neymar).
Këto janë treshet e lojtarëve më të mirë në botë për momentin, por tashmë edhe shqiptarë do të kenë treshen e tyre me një emër të ngjashëm.
Bëhet fjalë për trinomin Bekim Balaj – Bernard Berisha – Odise Roshi, që tashmë do të formojnë BBR te Terek Grozni.
Të tre lojtarët shqiptarë janë përshtatur mjaft mirë në futbollin rus dhe tashmë skuadra e tyre e re ka vendosur t’i personifikojë me këtë emër, transmeton sportal.al.
Ndoshta edhe kjo treshe mund të ketë një sukses të madh në Rusi, ashtu si këto dy treshet e tjera në kampionatet e tyre.