Telegrafi

BB: Vendet në zhvillim më të rrezikuara nga kriza

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga Banka Botërore.

Sipas parashikimeve rritja botërore e GDP-së do të jetë në nivelet 2.5 për qind në vitin 2008 dhe në 0.9 për qind për vitin 2009

Parashikimet e Bankës Botërore janë të zymta për vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara. ‘

‘Në vendet në zhvillim, kjo rritje do të jetë 4,5 % nga 7.9 % që ishte në vitin 2007”, konfirmoi Instituti Multilateral për Përspektivën e Ekonomisë Botërore.

Në anën tjetër, kjo rritje pritet të jetë negative edhe në vendet me të ardhura të larta.

“Njerëzve në vendet në zhvillim do t’iu duhet të përballen me dy goditje të mëdha të importuara nga jashtërritja marramendëse në çmimet e ushqimit dhe karburanteve, e pasuar kjo nga kriza financiare – e cila ka minimizuar tensionet në tregjet e mallrave, por që po teston efektivitetin e sistemeve bankare dhe po kërcënon një numër të konsiderueshëm njerëzish me humbjen e vendeve të punës kudo në botë”, citohet të ketë thënë Justin Lin, economist i Lartë pranë BB dhe zv/president i Ekonomisë së Zhvillimit.