Telegrafi

BB: Thellim varfërie në Shqipëri

Sipas këtij raporti, Shqipëria klasifikohet ndër vendet mesatare të rrezikuara nga efektet e krizës në drejtim të thellimit të nivelit të varfërisë.

Por gjithashtu, Shqipëria vlerësohet si një vend me aftësi të kufizuara fiskale, e thënë ndryshe sipas Bankës botërore, vendi ynë nuk ka shumë hapësira për të ulur më tej taksat, apo për të rritur deficitin buxhetor, si mënyra për të nxitur ekonominë.

Për vendet në kushtet e Shqipërisë, Banka Botërore sugjeron edhe një tjetër mënyrë për të përballuar pasojat e krizës, duke rekomanduar rritjen e kapaciteteve institucionale, cka do të thotë zbatimin e programeve për të mbrojtur shtresat më të varfra të shoqërisë nga ndikimi i krizës. /news 24/