Telegrafi

BB: Tarifat e telefonisë, 3 herë më lartë se Evropa

Banka Botërore i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të ulin tarifat për shërbimet e telekomunikacionit. "Çmimet e telefonisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë tre herë më të larta se në Evropë. Çmimet janë tre herë më të larta jo vetëm për thirrjet që bëhen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera apo brenda vendit, por edhe për telefonatat që vijnë nga jashtë. Një fakt i tillë sipas raportit është më se i dukshëm.

“Nëse merret si shembull një telefonata nga Anglia drejt vendeve të BE-së, ajo është 3 herë më e lirë se një telefonatë po nga Anglia në drejtim të vendeve të Shqipërisë apo të vendeve të tjera të BE-së.

“Ulja e kostove të tilla mund të jetë shumë e madhe, duke u bazuar në një analizë të infrastrukturës e prodhueshmërisë së vendeve në Evropë dhe në Azinë Qendrore”. Gjithashtu Banka Botërore bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës së Telekomit e cila do të ndihmojë në integrimin rajonal, si dhe do të ndihmojë bizneset të përballojnë pjesërisht rënien ekonomike në pjesën më të madhe të vendeve të vogla. Raporti i Bankës Botërore i renditet sektorët e telekomunikaciont dhe atë të energjisë si nga më të rëndësishmit në zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Tregu i Telekomunikacionit dhe ai i Energjisë llogariten në rreth 1 miliardë euro, duke qenë së bashku një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

Një nga pikat e tjera, që sipas BB është tepër e dukshme në tregun e telefonisë, është mungesa e konkurrencës. Sipas stusimit të realizuar nga BB tregu në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovina paraqet mundësi të mëdha për uljen e ndjeshme të tarifave. “Nëse do të kishte një konkurrencë midis kompanive apo të ndërmerrej një orientim i tarifave drejt kostove atëherë përfitimet që mund të arriheshin në uljen e pagesave për konsumatorët do të ishin të mëdha”, – thuhet në raport. /Shekulli/