Site icon Telegrafi

BB: Shkalla e varfërisë globale mund të bjerë nën 10%

Banka Botërore (BB) ka parashikuar se numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme në botë mund të bjerë nën 10 për qind të popullsisë së përgjithshme këtë vit.

 

Parashikimi përdor një linjë të re ndërkombëtare të varfërisë me 1.9 dollarë në ditë, një përmirësim nga linja e mëparshme prej 1.25 dollarësh në ditë, që u caktua 10 vjet më parë.

 

Banka Botërore parashikoi se varfëria globale do të bjerë nga 12.8 për qind të popullsisë globale në vitin 2012 në 9.6 për qind këtë vit.

 

Kjo ka ardhur falë rritjes në vendet në zhvillim gjatë viteve të fundit si dhe investimeve në arsim, shëndetësi dhe siguri sociale.

 

Deri tani, varfëria vijon të përqendrohet në Afrikën nën-Sahariane dhe në Azinë Jugore.  /Telegrafi/

Exit mobile version